Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve evropiane, të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Sipas një njoftimi, Hoxhaj e ka njoftuar ministrin Asselborn për progresin e arritur në Kosovë, si dhe me përpjekjet e institucioneve për jetësimin e reformave evropiane me qëllim të lehtësimit të rrugëtimit të Kosovës për integrim në BE.
Duke e kujtuar si mik të madh të pavarësisë së Kosovës, ministri Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që shteti i Luksemburgut ia ka dhënë Kosovës në kuadër të BE-së, NATO-së, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare.
Në konferencën e përbashkët për medie ministri Hoxhaj dhe Asselborn, kanë rikonfirmuar gatishmërinë e të dyjave vendeve për thellim të bashkëpunimit bilateral e në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“E njoftova ministrin Asselborn me progresin e arritur në muajt e fundit në Kosovë dhe biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe gjithashtu folëm edhe për mbështetjen evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e Luksemburgut në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu për anëtarësimet e ardhshme të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilat kemi nevojë për përkrahjen e Luksemburgut dhe qëllimi jonë që të mos jemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare por të jemi pjesë e atyre organizatave që ndihmojnë zhvillimin e brendshëm ekonomik të Kosovës”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Nga ana tjetër ministri Asselborn ka theksuar se Luksemburgu është i gatshëm të vazhdoj përkrahjen për Kosovën, për të cilën ka thënë se po shkon në drejtim të duhur.
“Ne katër ditë pas shpalljes së pavarësisë e njohëm pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe që atëherë shoh se gjërat po ndryshojnë në drejtim të mirë. Dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe e dimë se ky rajon është shumë i ndjeshëm dhe ne jemi të gatshëm të vijmë të ju ndihmojnë dhe të ecim në drejtim të së ardhmes dhe jo të kaluarës”, është shprehur ministri Asselborn.
Ai ka shtuar se shteti i tij do të vazhdoj të përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, zbatimin e MSA-së dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi