LAJMI I FUNDIT:

Lukarevska: Vitin e kaluar të ardhurat nga tatimi janë rritur për 17 për qind

Lukarevska: Vitin e kaluar të ardhurat nga tatimi janë rritur për 17 për qind

Sanja Lukarevska, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, ndau me publikun informacionin fillestar për të hyrat e mbledhura tatimore gjatë vitit 2022, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se vitin e kaluar nga tatimpaguesit janë mbledhur 104 miliardë denarë, që është rreth 17 për qind më e lartë e arkëtimit se në vitin 2021.


“Në fushën e tatimit mbi fitimin kemi arkëtuar 45 për qind më shumë se në vitin 2021 dhe tatimi mbi të ardhurat personale është rritur me 16 për qind. Mbledhja e TVSH-së është më e lartë për 11.3 për qind krahasuar me një vit më parë”, tha Lukarevska.

Si kthim i TVSH-së për personat juridikë, shifra është 44.7 miliardë denarë. Sipas Lukarevskës, këto janë shifra 43.3 për qind më të larta për një vit dhe mbi 70 për qind më shumë fonde krahasuar me vitin 2020 dhe 2019.

Sipas Lukarevskës, kthimi me kohë dhe efikas i TVSH-së për personat juridik mundëson përmirësimin e likuiditetit të kompanive dhe këtë e kërkojnë institucionet financiare ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori