LAJMI I FUNDIT:

“Luje Harleyn” me Starcard – në të gjitha pikat e IP Petrol-it

“Luje Harleyn” me Starcard – në të gjitha pikat e IP Petrol-it

Përdoruesit e Starcard-it, mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese për çmimin e madh – motoçikletën Harley Davidson. Starcard sjell këtë lojë përmes bashkëpunimit të bankës TEB Sh.A. me kompaninë IP Petrol.

Të gjithë konsumatorët që mbushin automobilat me derivate në vlerë prej 20 eurove apo më shumë (përmes Starcard-it) – në një nga pikat e IP Petrol-it në tërë territorin e Kosovës – bëhen automatikisht pjesë e lojës shpërblyese.

Klientët pastaj do të fitojnë nga një kupon për çdo mbushje (shembull: në rast se keni mbushur automobilin me derivate prej 40 eurove e më shumë, atëherë do të keni dy kuponë me emrin tuaj për këtë lojë).

Çmimi i madh i kësaj loje shpërblyese është motoçikleta e prodhuesit të njohur, Harley Davidson – XL1200X FORTY-EIGHT Hard Candy Custom Black Gold Flake.

Kjo lojë shpërblyese është valide deri më 17 dhjetor 2017. Pas kësaj date do të tërhiqet emri i fituesit fatlum. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar