Luiz Ejlli i ka propozuar në natën e sotme (e shtunë) partneres së tij, Kiara Titos.

Ai fillimisht ka pasur një mision gjatë këtyre ditëve për ta injoruar moderatoren, të cilën e realizoi me shumë sukses.


E kësaj radhe në spektakël u transmetua i gjithë inskenimi që kishte bërë, kinse nuk dëshiron të vazhdojë më me Kiarën.

kiu Foto: Facebook

Prezantuesja pasi pa klipin kërkoi të largohet nga programi dhe shihej me lot në sy.

Krahas kësaj, çifti dolën në oborr për të sqaruar situatën dhe një moment artisti shkodran u ul në gjunjë për t’i propozuar Titos.

kiaaa t Foto: Facebook

Ajo u emocionua në masë të madhe dhe tha “PO”, përkundër se ishte e hidhëruar me këngëtarin.

Kiara tha se nuk e priste këtë gjë dhe se këto ditë ishte në një gjendje të rëndë emocionale.

kakadhi Foto: Facebook

Të njëjtit i kanë dhuruar shumë këtij spektakli, emocione, lot e përplot momente të paharrueshme. /Telegrafi/

Kiarrr Foto: Facebook