Luiz Ejlli dhe Çelik Lipa janë bërë bashkë sërish për një tjetër projekt muzikor.

“Dashuri e vërtetë” titullohet kënga, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga Ghulo me melodi nga Kushtrim Kelani.

Screenshot 18 22 Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë në studion e SBS Entertainment.

Për videon u përkujdes Valon Aziri, e cila tani edhe ndodhet në platformën YouTube.

Screenshot 19 17 Foto: Screenshot/YouTube

Luizi shquhet për vokalin e veçantë dhe në këtë baladë vjen me intepretim të mahnitshëm.

Ai ka disa muaj që i është bashkuar kompanisë muzikore, SBS Entertainment. /Telegrafi/