LAJMI I FUNDIT:

“Lugina e Diellit”, lagje pa leje dhe dëshmi e diskriminimit të shqiptarëve në veri

“Lugina e Diellit”, lagje pa leje dhe dëshmi e diskriminimit të shqiptarëve në veri

Lagjja Lugina e Diellit në veri të vendit është drejt përfundimit, e nisur rreth pesë vjet më parë.

Gjithçka në atë lagje është e ndërtuar pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, ndërkohë që banorët të cilët jetojnë në këtë zonë, thonë se ato shtëpi do të mbushen me banorë nga Serbia.


Rruga deri diku është e kalueshme me veturë. Pjesa tjetër duhet të bëhet në këmbë. Por, kështu nuk është tek objektet e ndërtuara në të ashtuquajturën “Lugina e Diellit” në veri të vendit.

Me investime direkte nga Serbia e gjitha infrastruktura e nevojshme për banim pothuajse është kompletuar. Objekte kulti, sallë sporti, shkollë e ndërtesa të tjera përcjellëse.

Ka mbetur edhe objekti I fundit që pritet të përfundojë deri në kompletimin e tërësishëm të lagjesë Lugina e Diellit e Zvecanit. Rreth 100 shtëpi e mbi 10 objekte të larta banesore kanë përfunduar e në të cilat priten të sjellën serbë nga Serbia për të banuar në këtë pjesë të Republikës.

Punimet për ndërtimin e kësaj lagjeje ka më shumë se pesë vjet që kanë filluar.

E nëse politika ka krijuar ndarje mes shqiptarëve e serbëve, kjo nuk vlen për biznesmenët në Zveçan. Të gjitha punimet që nga fillimi e deri në përfundimin e tyre, janë kryer e po kryhen nga kompani shqiptare.

Edhe të tjerë banorë të veriut thonë se shumë shpejt priten të sillen serbët për banim në këtë lagje, derisa thonë se në vazhdimësi Serbia ka investuar në këtë pjesë.

Por, për dallim prej serbëve, shqiptarët asnjë shtëpi të djegur e rrënuar nuk kanë mundur ta rindërtojnë për më shumë se 8 vjet.

Sidoqoftë, të gjitha ndërtimet që serbët i kanë përfunduar e vazhdojnë t’i përfundojnë duke përfshirë edhe Luginën e Diellit, ndërtohen pa lejen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori