Aleanca veri-atlantike përforcon prezencën e saj në Detin e Zi. NATO dërgon me këtë sinjale si tek Rusia ashtu edhe tek Ukraina. Por mundësia e veprimit është e kufizuar, për shkak të një marrëveshje para 80 vjetësh.
Odesa përshëndet “Donald Cook”. Luftanija amerikane, që ka qenë e stacionuar në Spanjë, e pajisur me sisteme mbrojtëse kundër raketave është vendosur ndërkohë në Detin e Zi. Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojen bregdetare gjeorgjiane. Tani ajo ndodhet në portin e Odesës.
Më 26 shkurt presidenti ukrainas, Petro Poroshenko takoi në bordin e saj, të ngarkuarin e posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker. Takimi ishte “simbolik” tha Poroshenko për të dërguar “një sinjal të rëndësishëm tek Kremlimi”, që “Krimeja është ukrainase” dhe se në „rajon sigurohet transporti i lirë i anijeve”.
NATO-ja po përforcon prezencën e saj në Detin e Zi pa shumë zë, por nën vrojtimin vigjilent të flotës detare ruse. Krahas “Donald Cook”, në rajon qëndron edhe Grupi 2 i Përhershëm i Forcës së NATO-s për Kundërmasat ndaj Minave, (SNMCMG 2) nënë drejtimin e anijes gjermane, FSG, Werra.
Sfondi i këtyre lëvizjeve ishin incidentet në ngushticën Kertsch në fund të nëntorit 2018. Anijet ruse me forcën e armëve morën nën kontroll dy anije dhe një anije ndihmëse të marinës para brigjeve të Krimesë të aneksuar nga Rusia.
Ekspertja Deborah Sanders nga King’s College në Londër është shprehur për DW, se Europa ka reaguar “shumë ngadalë” në rrugë diplomatike për incidentin e Kertshit. Prandaj u vendos për „një zgjidhje ushtarake”, pra për forcimin e prezencës së anijeve luftarake. SHBA i dërgon një sinjal Moskës, se ujërat e Detit të Zi nuk janë ujëra ruse.
Sipas ekspertes, forcat në Detin e Zi kanë ndryshuar në favor të Rusisë, dhe Kievi i trembet një bllokade të Odesës, portit më të rëndësishëm të Ukrainës, ku nga aneksimi i Krimesë qëndron e stacionuar marina ukrainase.
Kurse Turqia, vend anëtar i NATO-s tregohet e përmbajtur me flotën e saj.
“Turqia duhet të shpërndajë forcat, si në Detin e Zit ashtu edhe në Mesdhe. Ankaraja ka vendosur që para gjendjes në Siri dhe një varësie të ndjeshme energjitike nga Rusia, të mos i japë prioritet Detit të Zi”, thotë Sanders.
Nga ana tjetër për shkak të „çarjeve në marrëdhënien” SHBA-Turqi ekziston mundësia e një „largimi të mëtejshëm” të Turqisë nga NATO. Por ka edhe sinjale tërësisht të tjera. Kështu luftanija USS Donald Cook para se të vendosej në Odesa, kreu stërvitje me një fregatë turke.
Pretendimi i Rusisë
“Mund të thuhet, se Deti i Zi në sfondin e veprimeve ruse ka fituar rëndësi”, thotë Hans-Joachim Stricker, ish-zëvendësadmiral i marinës gjermane.
Sipas tij, Rusia ka bërë të qartë, se Deti i Zi dhe Deti Azov për Moskën kanë rëndësi të veçantë, dhe prandaj “askush nuk duhet të sillet aty vërdallë”.
Sipas Stricker “ky është një pretendim, që nuk mund të pranohet aspak”.
Ai sjell në vëmendje një nocion të njohur si “A2/AD” (Anti Access/Area Denial) – bëhet fjalë për konceptin që kundërshtarëve potencialë u bllokohet hyrja në një hapësirë të caktuar, përmes shtimit të fuqisë ushtarake. Pikërisht këtë ka bërë Rusia, duke forcuar prezencën në Krime me stacionimin e raketave të reja. Prezenca e NATO-s është një “kundërsinjal” për pretendimin e Moskës.
Marrëveshja e Montreux
Në shkurt Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi, se aleanca mendon “forcimin e mëtejshëm” të prezencës në Detin e Zi. Politikanët rusë bënë fjalë për “provokim”. Por aktivitetet e NATO-s kufizohen nga Marrëveshja e Montreux. Marrëveshja e ngushticave detare nga viti 1936 i dha Turqisë sovranitetin e plotë mbi Bosforin. Anijet luftarake të vendeve të tjera, që nuk kufizohen drejtpërdrejt me Detin e Zi, nuk lejohet të qëndrojnë më shumë se 21 ditë në Detin e Zi. Edhe tonazhi i anijeve është i kufizuar.
“Jemi të mendimit, se situata ushtarake në Detin e Zi është shumë larg asaj të para gati 100 viteve, kur u nënshkrua marrëveshja”, thotë përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në NATO, Vadym Prystajko.
Ai shprehu keqardhjen që për shkak të marrëveshjes, luftanije të mëdha të NATO-s, si flota e 6 amerikane Mount Whitney mund të hyjnë shumë rrallë në Detin e Zi. Prystajko i lutet partnerëve për shkak të incidentit të Kertshit që të përforcojnë prezencën në Detin e Zi. Sipas tij kjo do t’i tregonte Rusisë, se planet “për të pushtuar Detin e Zi dhe për ta nxjerrë jashtë Ukrainën, pa përmendur Detin Azov, do të kenë si pasojë reagimin e bashkësisë ndërkombëtare”. /DW/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert