LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë, Bakhmuti po vuan ‘betejat e përgjakshme të paprecedentë në dekadat e fundit’

Lufta në Ukrainë, Bakhmuti po vuan ‘betejat e përgjakshme të paprecedentë në dekadat e fundit’

Qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut, po përballet me “beteja të përgjakshme të paprecedentë në dekadat e fundit”, tha një zëdhënës ushtarak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ato përplasje zjarri po zhvillohen në “mesin e zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës.


Por ai tha se forcat e Kievit po vazhdojnë të luftojnë.

“Ushtarët tanë po bëjnë gjithçka në beteja të përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake (të armikut) dhe për të thyer moralin e tyre”, tha ai për kanalin televiziv 1+1.

“Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses”.

Ndryshe, Bakhmut është objektivi kryesor i Moskës në Ukrainën lindore.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se luftëtarët e grupit mercenar Wagner kishin marrë dy zona të tjera të qytetit.

Grupi Wagner ka udhëhequr përpjekjen e Rusisë për të marrë Bakhmutin që nga vera e kaluar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e përmendi Bakhmutin në fjalimin e tij të përditshëm me video të shtunën dhe përsëriti dëshirën e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/