Dy ditë pas takimit të kryeministrit rus Vladimir Putin me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko në Minsk, Kievi njofton për një invadim të trupave ruse në juglindje të vendit dhe pushtimin e disa qyteteve kufitare nga njësitet ruse. NATO e akuzon Rusinë për një përshkallëzim ushtarak në Ukrainë dhe botoi fotografi të bëra nga satelitët për të provuar se ushtarët rusë operojnë me armë të sofistikuara dhe tanke në territorin ukrainas.
Në Evropë po shtohen zërat që bëjnë thirrje për sanksione të reja dhe më të ashpra kundër Rusisë. Por, ndaj të gjitha këtyre akuzave Rusia reagon cinike: ajo e mohon invadimin duke pretenduar se kemi të bëjmë me një problem thjesht të brendshëm të Ukrainës.
Prej muajsh Rusia po përdor një taktikë të pabesë që duket se e mbingarkon Perëndimin. Sepse, ndërsa Kremlini zyrtarisht kërkon paqe, që nga marsi kundër Ukrainës po zhvillohet një luftë e pashpallur. Ajo filloi me Krimenë. Dhe për shkak se ky operacion ishte aq i suksesshëm, Kremlini ka filluar me destabilizimin e Ukrainës Lindore, për shkak se nuk dëshiron për interesa të politikës së brendshme dhe të jashtme një Ukrainë evropiane.
Kjo formë e re e luftës asimetrike – lufta guerile 2.0 – lidh një konglomerat të tërë taktikash: përdorimin e mercenarëve dhe vullnetarëve që janë të trajnuar ose udhëhiqen nga ushtarë profesionistë, operacionet sekrete dhe një luftë të sofistikuar informacioni.
Perëndimi nuk donte të pranonte për një kohë të gjatë atë që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe sepse në Evropë askush nuk ka interes për një konfrontim me Moskën – aq më tepër ushtarak. Përveç kësaj, asnjë politikan i përgjegjshëm nuk donte ta acaronte situatën duke përdorur fjalën luftë. Nuk duhet harruar as edhe që zyrtarisht presidenti dhe qeveria e Ukrainës deri tani kanë folur për një operacion antiterrorist.
Por, nëse tani edhe kreu i separatistëve Sashartshenko konfirmon se në radhët e separatistëve luftojnë 3000-4000 ushtarë rusë – që gjoja janë me pushime – atëherë në fund të fundit bëhet gjithnjë e më e qartë ajo që prej kohësh ishte një sekret i hapur: Rusia po zhvillon duke përdorur separatistët luftë kundër Ukrainës. Raportet për ushtarë rusë, të cilët është e qartë se janë vrarë në Ukrainë, po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u mbajtur të fshehura në Rusi.
Ndërhyrja gjithnjë e më dukshme ruse në Ukrainë po e detyron Evropën të veprojë. Në kundërshtim me disa shpresa ukrainase, Evropa ose NATO nuk do të ndërhyjnë ushtarakisht në konflikt. Por, BE-ja do të përgjigjet me sanksione të reja. Kjo do ta përshkallëzojë më tej spiralen e ngjarjeve. Megjithatë, udhëheqjes ruse duhet t’i bëhet krejtësisht e qartë se lufta dhe dhuna nuk mund të jenë mjet i politikës në Evropë. E mira është që tani edhe në Rusi po ngrihen zëra të guximshëm që e kundërshtojnë këtë politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe