Serie A kthehet në këtë fundjavë me shumë entuziazëm mes tifozëve edhe pse kampionati ka pësuar një goditje të rëndë, pasi janë shitur disa nga lojtarët kryesorë.

Ka qenë një verë traumatike për tifozët e Serie A, sidomos të Interit, që kanë humbur dy lojtarët kryesorë, por edhe trajnerin pas u shpallën kampion.


Emra si Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku kanë lënë futbollin italian, por janë kthyer në lojë disa prej trajnerëve më të suksesshëm të kësaj loje.

Jose Mourinho, Maurizio Sarri, Massimiliano Allegri dhe Luciano Spalletti të gjithë të kthyer, Gian Piero Gasperini dhe Stefano Pioli që nuk ndryshuan skuadër dhe Simone Inzaghi që ka marrë drejtimin e Interit.

Serie A mund të mburret me disa nga formacionet më intriguese nga këta trajnerë që kanë emër në botën e futbollit.

Fabio Capello kishte thënë në “Gazzetta dello Sport” në fillim të kësaj jave se: "Është kampionati i trajnerëve!". Ashtu pritet të jetë.

Më poshtë i gjeni formacionet e mundshme të secilit nga mjeshtërit që do të jenë në garë për pjesën e epërme të renditjes në Serie A.

Jose Mourinho (Roma)

roma formation serie a gfx 161xz5ryn8j3y1q0tbo3f3hn04

Maurizio Sarri (Lazio)

lazio formation serie a gfx babinuzeqi3o1hczk06ifl7y6

Massimiliano Allegri (Juventus)

juventus formation serie a gfx ucgbpuocrmyt1ecouk1p5tnzs

Simone Inzaghi (Inter)

inter formation serie a gfx 3rcy00b9uc7mz88v1p44qzox

Luciano Spalletti (Napoli)

napoli formation serie a gfx 1kmytw6qmce8b1e6jmhdwy3m6e

Stefano Pioli (Milan)

ac milan formation serie a gfx kz0hnhgr0zip14g4m8i8veedx

Gian Piero Gasperini (Atalanta)

atalanta formation serie a gfx fxgg0u5z8q061wzo9yad728nt

/Telegrafi/

telegrafi sport app