LAJMI I FUNDIT:

Lufta anti-IS: Obama ndërhyn në mosmarrëveshjen Turqi-Irak

Lufta anti-IS: Obama ndërhyn në mosmarrëveshjen Turqi-Irak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka ndërhyrë personalisht në një mosmarrëveshje midis Turqisë dhe Irakut për luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do t’i bashkohet luftës për të çliruar qytetin irakian të Mosulit nga Shteti Islamik, pavarësisht kundërshtimeve nga Bagdadi.

Obama, në një bisedë telefonike me Erdoganin, theksoi nevojën për një bashkëpunim më të afërt midis Ankarasë dhe forcave amerikane dhe irakiane.


Ai bëri thirrje për dialog të vazhdueshëm, për të përcaktuar nivelin dhe formën e ndërhyrjes së Turqisë.

Erdogan, më herët, ka shprehur zemërimin e tij se Turqisë nuk i është kërkuar të përfshihet më shumë në operacionet në Mosul, i cili ka qenë dikur pjesë e Perandorisë Otomane. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori