LAJMI I FUNDIT:

Lucid lanson veçorinë e karikimit nga ‘automjeti në automjet’

Lucid lanson veçorinë e karikimit nga ‘automjeti në automjet’

Lucid Group ka lansuar një veçori të karikimit i quajtur RangeXchange, duke u mundësuar njësive Lucid Air për të karikuar automjete të tjera elektrike.

Siç raportohet, Lucid lansoi gjithashtu një përshtatës kabllor karikimi “RangeXchange” për këtë veçori, transmeton Telegrafi.


Përshtatësi i karikimit “RangeXchange”, mundëson transferimin e energjisë nga një paketë baterie e një automjeti elektrik Lucid Air (EV) në një automjet tjetër elektrik.

Shkalla e transferimit të energjisë është 9.6 kW, që do të thotë se përshtatës lejon që Lucid Air të ndajë fuqinë e baterisë me automjete të tjera elektrike me një shpejtësi prej 9.6 kW, duke lehtësuar një proces karikimi për atë veturë elektrike. /Telegrafi/