LAJMI I FUNDIT:

Lubonja: Qëllimi i paketës anti-shpifje është kapja e mediave

Lubonja: Qëllimi i paketës anti-shpifje është kapja e mediave

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se ligji anti-shpifje nuk bëhet për të mirën e medias, por sepse Edi Rama do pushtet absolut dhe dëshiron të kërcënojë këdo që i del kundër. Për Lubonjën, Rama ka vullnet të keq sa i takon lirisë së medias dhe këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare.

“Problemi më i madh i ligjit është që e çonte median tek AMA, që është kontrolluar nga shteti. Edhe reforma në drejtësi, i jepte ministrit të Drejtësisë kompetenca të jashtëzakonshme. Kapja e drejtësisë ishte e para gjë që bëri Edi Rama.


Ky ligj është në vazhdën e një partie dhe kryetarit të saj që do pushtet absolut për të kërcënuar këdo dhe jo për të mirën e medias. Kur ke vullnet të keq, edhe me ligj të mirë bën keq. Këtu kemi qëllim të mbrapshtë. Shqipëria po zbret në lirinë e medias në të gjitha treguesit.

Nuk mendoj se ky ligj u bë për të mirën e mediave. Ai ligj duhet parë në kontekstin e sjelljes së kryeministrit ndaj medias, me problemet e mëdha që ai kanë mediat si pasqyrë e realitetit. Pra, nuk duhet parë jashtë kontekstit ndaj gjyqeve që ka hapur Rama. Nuk duhet parë jashtë kontekstit të ERTV, që është televizioni që u shpërndan të vërtetën shqiptareve sipas kryeministrit.

Janë të gjitha këto që janë një propagandë dhe nuk dëgjon një mendim kundër. Tani këtu dëgjojmë se paska pasur debate të brendshme. Nuk e di në ka pasur debate, por di se askush në këtë parti (PS) nuk del të flasë kundër kryeministrit. Ligji u imponua nga kryeministri.

Në një vend si Shqipëria është problem mungesa e gazetarisë së vërtetë, veçanërisht asaj investigative, që duhet të luftojë lidhjet e politikës me mafien, që janë katastrofike, siç pamë dhe me ngjarjen e fundit në Shijak. Për këtë kërkohet inkurajim, por ju (qeveria) nuk e bëni dot.

Ju kanë thënë që parim është vetë-rregullimi. Ju nuk i shkuat kësaj, por i thatë vetrregullim nga pushteti nëpërmjet AMA-s. Duke parë ato gjobat e larta që ja u ulën, për mua del qartë që nuk është për të mbushur një hapësirë të ligjit, por si të kapim mediat”, – tha Lubonja.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori