LAJMI I FUNDIT:

“Luaje Sam, luaje…”

“Luaje Sam, luaje…”

Filmi “Kazablanka” – 75 vjet nga lindja e një klasiku të pavdekshëm.

Kanë kaluar 75 vjet qëkur Rick Blaine (Humphrey Bogart) do të ndahej nga Ilsa Lund (Ingrid Bergman) në një aeroport të mjegullt të Kazablankës. Shfaqja e parë e saj u realizua në 26 nëntor të vitit 1942 në New York, por shfaqja zyrtare u realizua në 23 janar 1943. Pra, këtë vit mbushen treçerek shekulli që nga i paharrueshmi film i Michael Curtiz: “Një ditë do ta kuptosh. Hajde, hajde, …shko me të Ilsa!” thotë Bogarti në lamtumirën e tij me Bergmanin që e detyron të hipë në një avion bashkë me bashkëshortin e saj, Victor Laszlon (Paul Henreid). Edhe pas 75 vitesh ka nga ata që se kuptojnë se pse Ricku hoqi dorë nga dashuria e tij. Thuhet se xhirimet nisën pa e ditur fundin, pa e ditur nëse do të ishte Rick apo Victor Laszlo ai që do të mbetej me Ilsën.


Kronikat e kohës tregojnë që xhirimet e këtij filmi ishin shumë kaotike. Protagonisti ishte shumë i shkurtër për xhirimin e disa skenave; pianisti Sam i luajtur nga Dooley Wilson nuk dinte të luante në piano (Sam e kujton thënien e famshme: “Luaje Sam, luaje ‘As Time Goes By’”. Asnjë nga producentët dhe skenaristët, aktorët madje as edhe vetë regjisori që xhiruan Kazablankën në studiot e Warner Brosit, nga të cilat vetëm skena e aeroportit u xhirua jashtë, mendonin se do të fitonin tre çmime Oscar nga Akademia: filmi më i mirë, regjisori më i mirë dhe skenari më i mirë. Rick ishte personazhi romantik në kuptimin e ngushtë të fjalës për Humphrey Bogartin, zgjedhja e të cilit në këtë rol ishte polemizuese sepse thuhet në fillim e kishte refuzuar Ronald Reagani. Me kalimin e kohës, Reagani do të shndërrohej në presidentin e Amerikës dhe Bogarti në legjendë.

Me rastin e 70 vjetorit u bë e ditur se Warner Bros kishte hapur dritën jeshile për xhirimin e një serie të dytë të shkruar nga Howard Koch, një nga tre skenaristët bashkë me Julius J. Epstein dhe Philip G. Epstein dhe që e kishte braktisur idenë prej dekadash. Sipas këtij skenari që mbante një titull “Kthim në Kazablanka”, me largimin nga Kazablanka Ilsa e kupton se është shtatzënë dhe lind një djalë që do të rritet në tokat amerikane.

Ilsa i rrëfen Laszlos që fëmija nuk është i tij, por i Rickut, diçka që i shoqi e pranon dhe vendos ta rrisë sikur të ishte i tij. Kur fëmija i quajtur Richard rritet e bëhet një djalë i bukur dhe me zemër të madhe, mëson të vërtetën dhe kërkon të njohë të atin apo të dijë pak më shumë për të meqë pjesëmarrja në rezistencë e kishin shndërruar Rickun në një legjendë në Kazablankë. Sipas Kochit, i cili vdiq në vitin 1995, ngjarjet e filmit do të vendoseshin në vitin 1961 kur njëzetvjeçari Richard do të mbërrinte në Kazablankë pas vdekjes së të ëmës dhe të Laszlos për të ditur më shumë për babanë e tij të vërtetë. Një histori që Cass Warner është përpjekur disa herë për ta realizuar, por pa sukses. /bota.al/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori