
Rreth largimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga sistemi shqiptar i drejtësisë është shprehur edhe ambasadorin amerikan, Donald Lu.
Ambasadori amerikan ka folur edhe në një linjë më të përgjithshme, duke përfshirë të gjithë zyrtarët e drejtësisë që janë larguar para se t’i nënshtrohen vettingut.
“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vettingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shtoi më tej ambasadori Lu. /Top Chanel/