LAJMI I FUNDIT:

Lu kërkon fundin e epokës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar

Lu kërkon fundin e epokës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar

“Reforma në Drejtësi nuk ka vdekur, por ka vdekur koha kur politika zgjaste duart tek drejtësia”, deklaroi sot Ambasadori i SHBA-së Donald Lu i pranishëm në konferencën vjetore te Avokatit të Popullit organizuar në Tiranë.

Ambasadori tha se “sistemi i ri nuk mund të ketë prokuror të përgjithshëm që s’ndjek askënd penalisht. Ky vend s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë”.

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, Lu tha se i kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të kryeprokurorit, transmeton atsh.


”Prokurorit të vjetër i mbaroi mandati më 7 dhjetor. Të dyja palët duhet japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, tha ambasadori Lu.

Ambasadori Lu nënvizoi se Reforma në Drejtësi po tremb shumë politikanë, por kjo reformë tashmë është në fazën vendimtare.

“Unë e dua reformën në drejtësi për të gjitha familjet që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Reforma në Drejtësi po hyn në çast vendimtare. Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe anëtarët e Vettingut kanë punuar shumë. Shumë shpejt do të ketë rezultatet e para. Kjo do ti hapi rrugë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi”, tha Lu.

“Politikanët kanë frikë dhe disa politikanë kanë thënë se fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është e pothuajse e vdekur”, deklaroi Lu.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori