LAJMI I FUNDIT:

LSM: Punëdhënësit duhet t’i respektojnë masat parandaluese nga pasojat e valëve të nxehta

LSM: Punëdhënësit duhet t’i respektojnë masat parandaluese nga pasojat e valëve të nxehta

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi ju bën thirrje punëdhënësve, në kushte kur ka temperatura paralajmëruese në gjithë territorin e vendit, t’i respektojnë masat e parapara në Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e nxehta ndaj shëndetit të popullatës.

“Të gjithë punëtorët që punojnë të ekspozuar në temperatura të larta, janë të ekspozuar në stres të nxehtë. Stresi i nxehtë definohet si reagim fizik dhe fiziologjik i punëtorit në temperaturën në të cilën është ekspozuar në vendine punës. Sipas Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës, punëdhënësi është i obliguar të siguroj kushte të përshtatshme të punës që nuk do të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e punëtorëve”, theksojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga LSDM ju rekomandojnë punëdhënësve të kontrollojnë masat tekniko-teknologjike për mbrojtje (ventilim të përshtatshëm dhe klimatizim), t’i kontrollojnë parametrat mikroklimatik, të sigurojnë minimum një hapësirë të klimatizuar ku punëtorët mund të freskohen për një periudhë të caktuar në punë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të lirohen nga obligimet e punës, të bëhen ndryshime në procesin e punës, të shmanget puna në hapësira të hapura kur është më nxehtë (11:00 17:00) apo reduktim të punës, reduktim të punës fizike, të ketë pushime më të shpeshta gjatë punës, freskim të të punësuarve me sigurimin e hapësirave të klimatizuara dhe lëngje për të pirë.

Rekomandohet të ulet intensiteti i punës, të shmanget puna pas orarit dhe të ketë ndalesë të punës me nevoja, të inkurajohet vetparaqitja e simptomave te të punësuarit, të njoftohen punëtorët për rrezikun në vendin e punës nga temperaturat e larta, dhe të paralajmërohen për rrezikshmërinë e aksidenteve në punë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori