LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Sa më shpejtë të jetë e mundur të merren masa për ajrin e ndotur (Video)

LSDM: Sa më shpejtë të jetë e mundur të merren masa për ajrin e ndotur (Video)

Në lidhje me ajrin e ndotur në Shkup, në Telegrafi Maqedoni ka ardhur edhe reagimi i LSDM-së.

Kërkojmë që pushteti qëndror dhe lokal menjëherë dhe pa vonesë të merr masa për të reduktuar ajrin e ndotur, kështu është shprehur sot Damjan Mançevski në një deklaratë për mediat, duke radhitur pesë pika që duhet vepruar për reduktimin e ajrit të ndotur.

1. Menjëherë të zbatohet transporti publik për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
2. Urgjentisht, në kohë të ndërpriten të gjithë aktivitetet e ndërtimtarisë në territorin e qytetit.
3. Të futet një angazhim i përkohshëm i masës të paktën tre persona në një makinë, ndryshe makina të mos përdoret në rrugë.
4. Për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin e tyre, pushimi shkollor të fillojë më herët sesa parashikohet.
5. Në vend të ngrohjes për demonstruesit para KSHZ, qeveria të sigurojë ngrohje për kategoritë sociale më të rrezikuara të qytetarëve.

Mançevski theksoi se këto janë masat të cilat qyteti i Shkupit dhe Qeveria duhet t’i sigurojë në afat të mundshëm sa më parë për reduktimin e ajrit të ndotur në Shkup. /Telegrafi/