Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se pagat në shëndetësi nga shkurti i vitit 2020 do të rriten për 40 përqind.

Siç thonë nga kjo parti, pas marrëveshjes së arritur, paga e mjekëve specialist do të rritet për 25 përqind dhe e motrave medicinale për 10 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Paga e mjekut specialist në Qendrat Klinike dhe Klinikat Interne, me këtë rritje do të arrijnë, në disa raste do të kalojnë 100 mijë denarë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se paga mesatare e mjekëve specialist në spitalet e përgjithshme do të jetë mes 85 mijë dhe 88 mijë denarë./Telegrafi/