LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeveria ka keqpërdorur 3 milion euro

LSDM: Qeveria ka keqpërdorur 3 milion euro

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me një reagim nëpërmjet anëtarit të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së Lupço Nikollovski ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka keqpërdorur 3 milion euro për subvencioneve për bujqësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Shuma totale e paguar në këtë mënyrë, që e shënon auditori në raportin e saj të fundit është pothuajse 3 milion. Është skandaloze që paratë për gjoja pastrimin e kanaleve i kanë marrë individ ose kompani vetëm në bazë të një kërkese dhe dokumentacion, duke mos pasur asnjë kontroll nga Agjencia për pagesë të situatës në terren për të dorëzuar më pas procesverbal! Auditori qartë konstaton se nuk janë ushtruar kontrolle as edhe para miratimit të kërkesave, gjë që paraqet një mundësi të re të abuzimit – është ndryshe çfarë shkruani në kërkesë dhe ndryshe cila është situata në terren. Gjithashtu skandaloze është fakti se nuk ka të dhëna se sa herë janë miratuar para për një projekt të njëjtë!” tha Nikolovski./Telegrafi/