LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Politikat anti-shtetërore të Nikola Gruevskit e heshtën lirinë e fjalës

LSDM: Politikat anti-shtetërore të Nikola Gruevskit e heshtën lirinë e fjalës

„Raporti më i ri i Freedom House, edhe zyrtarisht vërteton që mediat në Maqedoni  nuk janë të lira” thonë nga LSDM opozitare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raporti thekson se kjo është për shkak të përgjimit masiv të gazetarëve, lidhjet e korrupsionit midis funksionarëve dhe pronarëve të mediave, si dhe rritja e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të mediave.


Ky është rezultat i sundimit kriminal të Nikola Gruevskit dhe territ mediatik, të paguar me paratë e qytetarëve.

Politikat anti-shtetërore të Nikola Gruevskit e heshtën lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave. Gruevski në mënyrën më të ashpër i keqpërdori paratë e qytetarëve për vënien nën kontroll të mediave.

Pikërisht për këtë, Maqedonisë i nevojitet kthim i lirisë, demokracisë, sundimit të së drejtës dhe vlerave evropiane.

Pas ndryshimeve demokratike, në Maqedoninë e lirë të udhëhequr nga LSDM, liria e mediave do të jetë e garantuar.

Do të sigurohet e drejta që mediat të punojnë lirshëm dhe të raportojnë në interes të publikut, që mediat të jenë të lirë nga çfarëdo presioni.

Harxhimi i kotë dhe i shkapërderdhur i parave të qytetarëve do të merr fund.

Maqedonia do të ketë një pushtet të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm i cili do tu shërbejë qytetarëve të Maqedonisë“, njoftojnë nga LSDM./Telegrafi/