LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Opozita është fajtori i drejtpërdrejtë për ikjen e të rinjve dhe uljen e natalitetit

LSDM: Opozita është fajtori i drejtpërdrejtë për ikjen e të rinjve dhe uljen e natalitetit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së për akuzat për ikjen e qytetarëve nga shteti dhe rënien e numrit të lindjes së foshnjave.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja është partia e cila me politikat e saj ka kontribuar në ikjen e gjysmë milionë të rinjve nga vendi, si dhe shtojnë se opozita është fajtori kryesor për uljen e lindjeve të foshnjave në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Sipas të dhënave, nataliteti në Maqedoni në vitin 2010 ka qenë 11.8 për qind, ndërsa në vitin 2017 10.5 për qind. Masa “fëmija i tretë” ka pasur mundësi të zbatohet për 10 vite, por shihet qartë se nuk ka dhënë rezultate”, thonë nga LSDM.

Gjorçev: Pse Zaev dhe Carovska heshtin për migrimin dhe uljen e natalitetit për 20%?
Lexo po ashtu Gjorçev: Pse Zaev dhe Carovska heshtin për migrimin dhe uljen e natalitetit për 20%?

Ata shtojnë se gjatë kohës së qeverisjes së tyre janë zbatuar reforma sociale, të cilat sipas tyre parashohin sistem efikas për mbrojtjen sociale dhe soguron shoqëri të barabartë.

“Për dallim nga koha e populizmit dhe joefikasitetit të masave të OBRM-PDUKM-së, sot Qeveria e LSDM-së zbaton masa që kanë për qëllim përparimin e jetës së gjithë qytetarëve”, shtojnë nga partia në pushtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori