LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM të mos përhap panik

LSDM: OBRM-PDUKM të mos përhap panik

LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM të mos përhap frikë dhe panik te popullata dhe informojnë se rasti i përmendur i viktimës në Luboten nuk ka lidhje me zjarret, ndërsa institucionet pandërprerë punojnë në terren për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në mungesë të ideve dhe pa kapacitet për reformë të vërtetë dhe nga pamundësia për ta mposhtur bërthamën kriminale të kreut të partisë, OBRM-PDUKM në mënyrë të dëshpëruar mundohen të përhapin panik te qytetarët, pa bazë, pa argumente dhe me raste të paramenduara që nuk përkojnë me realitetin. Nga informatat e pranuar nga institucionet shtetërore, kuptojmë se rasti në Luboten nuk ka asnjv lidhje me zjarret në fjalë. Kjo është sjellje e pandershme dhe joserioze e OBRM-PDUKm-së ndaj qytetarëve të vendit’, thuhet në kumtesën e LSDM-së.


Sipas tyre, të gjithë institucionet kompetente janë të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve, si dhe në normalizimin e situatës dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara materiale të shkaktuara nga zjarret, për të cilët ka indikacione se janë të shkaktuara nga faktori njeri./Telegrafi/