LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja nuk do t’i tërheqë anëtarët e saj nga KSHZ-ja

LSDM-ja nuk do t’i tërheqë anëtarët e saj nga KSHZ-ja

Në mbledhjen e koalicionit opozitar të udhëhequr nga Zoran Zaev, kreytar i LSDM-së, unanimisht është vendosur që opozita të mos i tërheqë anëtarët e saj nga KSHZ-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Opozita është e vendosur që më 5 qershor nuk mund të ketëe zgjedhje dhe se nuk do të marrin pjesë zgjedhje të tilla të parregullta, megjithatë do të marrin pjesë në procesin e pastrimit të listës zgjedhore, me qëllim të pengimit të manipulimeve dhe keqpërdorimeve që, sipas tyre, është duke tentuar t’i bëjë pushteti i Nikolla Gruevskit.


Koalicioni opozitar i udhëhequr nga LSDM-ja nesër do të nënshkruajë një Platformë për Maqedoninë demokratike, duke shprehur edhe një herë veprimtarinë e përbashkët dhe të pakompromis në mbrojtje të funskionimit ligjor dhe kushtetues të shtetit drejtësisë, të së vërtetës dhe së ardhmes së Maqedonisë, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/