LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Hetimi duhet të lokalizojë të gjithë, përfshirë edhe manjatët e regjimit

LSDM: Hetimi duhet të lokalizojë të gjithë, përfshirë edhe manjatët e regjimit

Hetimi duhet të lokalizojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çështje nga e para deri në të fundit, përfshirë manjatët e regjimit, thonë nga LSDM.

“Manjatët të cilët i krijoi regjimi, të ndihmuar nga Hristian Mickoski dhe OBRM-PDUKM, janë duke bërë gjithçka për të thyer sundimin e ligjit, për të rrezikuar eurointegrimin e vendit, të mos miratohet ligji i Prokurorisë Publike, të prezantohen si viktima dhe të shpëtohen. Personat nga inçizimet janë të lidhur drejtpërdrejt me OBRM-PDUKM-në, si dhe njerëzit që publikojnë materialet. Këto janë skemat e Nikolla Gruevski. Kushdo që shpresonte se publikimi i video materialeve do të rrezikonte provat në mënyrë që të mos i nënshtrohej procesit gjyqësor dhe të shpëtohej nga faji është gënjyer”, deklarojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se pamjet janë një arsye për të shpejtuar hetimin dhe për t’u dhënë përgjigje nxitësve, organizatorëve dhe të dyshuarve për këtë rast.


“Hetimi duhet të lokalizojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast nga e para deri në të fundit. Institucionet duhet të veprojnë me shpejtësi për të përfunduar pastrimin, që të gjithë të përfshirët në këtë rast të marrin përgjegjësinë. Por gjithashtu nënkupton përgjegjësi për manjatët e regjimit për të cilët janë hapur rastet e PSP-së dhe që paraqiten në këto video inçizime” thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori