Kushtëzimin eventual nga disa parti shqiptare të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare me heqjen e 20%-shit që përkufizon përdorimin e gjuhës shqipe, LSDM-ja do ta cilësonte si shantazh. Ata mbeten në mendimin se heqja e 20%-shit mund të hapet si temë, por nuk është momenti për t’u realizuar.
“Në këtë moment prioritet janë ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se pikërisht në këtë periudhë kur kemi shans historik, nuk është koha që ky proces të ngarkohet, sigurisht se mund të bisedohet për gjithçka por vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë shfrytëzimi i këtij shansi historik. Vlerësojmë se as në opinion dhe as tek ata që duhet të jenë pjesëmarrës në këtë proces, nuk duhet të fitohet përshtypja se një temë e tillë duhet të jetë çështje shantazhi”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
VMRO-DPMNE-ja nuk komenton heqjen ose mos-heqjen e 20%-shit por kreu i saj Hristijan Mickoski thotë se kushtetuta nuk do të hapet tani.
“Në këtë përbërje parlamentare ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. Në këtë përbërje parlamentare ndryshime kushtetuese nuk do të ketë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët për Alsat brifojnë se e shikojnë të domosdoshme heqjen e 20%-shit nga Kushtetua dhe zëvendësimin e saj me përkufizimin “gjuha shqipe”. Nga qëndrimi që ditë më parë e tha kreu i partisë Arben Taravari por dhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ata nuk kanë hequr dorë.
Një kërkesë të tillë ka dorëzuar me shkrim deri në Ministrinë e Drejtësisë edhe Lëvizja Besa. Të dy partitë në total kanë 10 deputetë gjë që do ta vështirësonte procesin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare, nëse kjo kërkesë e dy partive politike për gjuhën shqipe, do të shndërrohej në kusht./Alsat.mk
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Meta: Qeveria shqiptare s'duhet të propozojë politika në Kosovë, pa u konsultuar me kryeministrin

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?