LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Dhuna është e papranueshme, fajtorët të dalin para drejtësisë

LSDM: Dhuna është e papranueshme, fajtorët të dalin para drejtësisë

LSDM përmes një kumtese dënon sulmin e sotëm në Komunëne Shuto Orizares, në të cilin u lëndua kryetari aktual në këtë komunë, Elvis Bajram

Partia në pushtet thekson se dhuna është e papranueshme dhe apelon tek institucionet ta zbardhin këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Presim që Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet kompetente deri në fund ta zbardhin rastin, ndërsa fajtorët të dalin para drejtësisë në pajtim me ligjet”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM gjithashtu ju bën thirrje gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike të mos bien në provokime dhe të jenë të vetëdijshëm për realizimin e zgjedhjeve fer, demokratike dhe të lira./Telegrafi/

Sulmohet fizikisht kryetari i Shuto Orizares, Elvis Bajram (Foto)
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht kryetari i Shuto Orizares, Elvis Bajram (Foto)