LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Veprat artistike dhe kombëtare na obligojnë që të kujtojmë aktorin Nuredini

LR-PDSH: Veprat artistike dhe kombëtare na obligojnë që të kujtojmë aktorin Nuredini

Me rastin e vdekjes së aktorit të madh, Sefedin Nuredini, LR-PDSH ka kujtuar veprën e artistit të madh Sefedin Nuredini, i cili dje ndërroi jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Departamenti i Kulturës i LR-PDSH me shumë dhimbje dhe trishtim morëm lajmin e vdekjes së aktorit të madh të skenës, filmit dhe kombit, Sefedin Nuredini. Ky kolos i skenës shqiptare ndërroi jetë, por pas vetes la shumë vepra artistike , por edhe kombëtare. Përveç roleve antologjike të dhënë skenës së Teatrit Shqiptar, Prometheu, Hamleti etj., Sefedin Nuredini ka dhënë edhe shumë në rrafshin e themelimit të institucioneve kombëtare në Maqedoni. Ishte njëri nga themeluesit e Fakultetit të Artit të Dramës në USHT dhe profesori i parë në këtë fakultet, nëpër duar e tij kaluan disa gjenerata aktorësh tani më të suksesshëm. Ishte njëri nga iniciatorët e themelimit të Teatrit të Tetovës dhe Teatrit të Kumanovës. Këto vepra artistike dhe kombëtare na obligojnë që të kujtojmë me mall dhe krenari këtë njeri të madh të artit dhe kombit


Të qoftë dheu i lehtë Hamlet, Promethe, Sefo…”, shkruan në kumtesën e partisë.

Aktori Nuredini u varros dje nën praninë e shumë artdashësve dhe kolegëve të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori