LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Vazhdon diskriminimi i mjekëve shqiptarë

LR-PDSH: Vazhdon diskriminimi i mjekëve shqiptarë

Lëvizja për Reforma PDSH, në një komunikatë drejtuar Telegrafi Maqedoni, ka reaguar në lidhje me sferën e shëndetësisë, gjegjësisht diskriminimi i mjekëve shqiptarë në Maqedoni.

‘Derisa situata politike në vend është në gjendje të rëndë dhe kaotike, Ministria e shëndetësisë të Maqedonisë shpall konkurs për 100 specializime për mjekë të papunë dhe ato që nuk punojnë në shëndetësinë publike.


Sipas ministrit, Todorov, përparsi do të kenë 70 mjekët e posadiplomuar të gjeneratës të parë të studentëve që vijnë nga Fakulteti i Mjekësisë në Shtip, të cilët pastaj do të punësohen nëpër qytetet e Maqedonisë Lindore.

Departamenti i shëndetësisë i Lëvizjes për Reforma – PDSH nuk pajtohet me këtë vendim diskriminues në baza profesionale, regjionale dhe nacionale dhe kërkon që urgjentisht të revidohet konkursi në fjalë dhe t’i jepet mundësia çdo mjeku të ri të konkuroj me kushte të njëjta, pa marrë parasysh ku ka diplomuar dhe nga cili vandbanim vjen ose mjekëve të ri nga Fakulteti i Mjekësisë në Tetovë t’ju jepen 35 vende për specializime në fusha deficitare në Maqedoninë Perëndimore’, thuhet nga departamenti i Shëndetësisë LR-PDSH. /Telegrafi/