LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Testimi ekstern, një kafshatë që nuk gëlltitet

Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar në lidhje me testimin ekstern, me një komunikatë të drejtuar Telegrafi Maqedoni ku thuhet se këtë vit testimi ekstern do të bart mangësitë e viteve të kaluara.

”Pas grevës së mësimdhënësve të janarit të vitit të kaluar, e cila u pezullua me marrëveshjen e arritur për heqjen e dënimeve për mësimdhënësit rreth testimit ekstern, uljen e dënimeve në arsim si dhe lehtësimine evidencës pedagogjike, rezultoi me mosshpallje të listës së mësimdhënësve të dënuar dhe të atyre eventual të shpërblyer.


Testimet eksterne këtë vit në vete do t’i bartin mangësitë e vitit të kaluar si dhe do të ngarkohen edhe me mangësi të tjera të evidentuara në pyetjet e shpallura, nga të cilët vërehet një mospërputhje e pyetjeve të parashtruara me planet dhe programet mësimore. Raste të tilla ka në lëndën e Gjuhës shqipe, Etikës së religjioneve dhe Shkencave Natyrore. Në lëndën e Gjuhës shqipe vërehen pyetje të cilët nuk janë realizuar sipas plan-programit të paraparë, ndërsa në lëndën Etika e religjioneve vërehet tendencë për diskriminim në bazë fetare, sepse gjysma e pyetjeve të publikuara janë nga mësimi për krishterimin, ndërsa sa është e ditur sipas plan- programit të kësaj lënde për krishterimin mësohet vetëm pesë orë mësimore.
Nuk e dimë se çfarë rezultatesh priten nga nxënësit e klasës së gjashtë që do të testohen nga lënda e Gjeografisë, të cilët me libra shkollor u pajisën në përfundim të vitit shkollor.E njëjta fatkeqësi do t’i godet edhe nxënësit e klasës së nëntë të cilët do të testohen nga lënda Inovacione, të cilët edhe një javë para përfundimit të vitit shkollor akoma nuk e dinë se si duken këto libra.
Këtë vit, ngarkesa psiqike për nxënësit dhe mësimdhënësit do të jetë akoma më e madhe duke pasur parasysh faktin sepse nga 8 ditë të cilët ishin në dispozicion për testimin ekstern, tani ata do të kenë vetëm 5 ditë.
Një mangësi tjetër në planifikimin e testimit ekstern është se ai realizohet gjatë ditëve të rregullta të mësimit, me ç’rast krijohet një tollovi e panevojshme, pengohet procesi mësimor, ndërsa nxënësit që mësojnë në mësonjëtoret e pajisura me kompjutorë, për shkak të këtij testimi e përfundojnë vitin shkollor për disa ditë më parë se bashkëmoshatarët e tyre.
Prandaj ne si LR-PDSH, kërkojmë një qasje shumë serioze të institucioneve përgjegjëse për këtë problematikë, me angazhim të ekspertëve arsimor, për të rishqyrtuar mundësinë e eleminimit të këti testimi.” thuhet në reagimin e LR-PDSH-së./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Sot mbahet testimi ekstern, ja sa nxënës shqiptar testohen