LAJMI I FUNDIT:

Lotus po bëhet rival i fuqishëm për prodhuesit e veturave luksoze (Foto)

Lotus po bëhet rival i fuqishëm për prodhuesit e veturave luksoze (Foto)

Investimi i kompanisë se pasur kineze, pritet të tregojë se shpejti sukseset e para

Prodhuesi britanik Lotus, ka pasur shumë ngritje dhe zbritje, kryesisht gjatë viteve të fundit, transmeton Telegrafi. Mirëpo, fal investitorit kinez Geely, kompania ka marrë kontrollin mbi të gjitha segmentet dhe pritet që së shpejti, të tregojë sukseset e para.


Automotive News ka kaluar një kohë në bazën që ndodhet në Hethel të Britanisë së Madhe, ku është bindur se Lotus po bëhet rival i fuqishëm për prodhuesit veturave luksoze si Porsche, Aston Martin dhe Bentley.

“Ambiciet tona për Lotus janë enorme”, ka thënë zëdhënësi i Geely. Tregu i Kinës dhe i Shteteve të Bashkuara, janë esenciale për kompaninë, ku planifikojnë t’i lansojnë dy makina sportive deri në vitin 2020.

Drejtuesi i mëparshëm i kompanisë, ka thënë se një makinë tërësisht elektrike është në përfundim e sipër, ndërsa mund të kushtojë deri në 1.2 milionë dollarë.

Çfarë dihet sigurt, është se në prodhim e sipër është një SUV, që do të arrijë në të njëjtën kohë me Porsche Cayenne.

Duke pasur parasyshë se Geely është pronar edhe i Volvo dhe Polestar, mund të thuhet se Lotus SUV mund ta ketë platformën e Volvosë, teksa eksperienca e makinave elektrike nga Polestar, mund të përditësohet lehtë në këtë makinë.

Kur kjo makinë të del në shitje gjatë këtij viti, Lotus planifikon t’i shesë mbi 10 mijë njësi, derisa Lexus ka shitur gjatë vitit të kaluar 11,089 vetura në mbarë botën. /Telegrafi/