LAJMI I FUNDIT:

Lotus Esprit i ri lansohet brenda dy vitesh, dhjetë vjet pas prezantimit zyrtar (Foto)

Lotus Esprit i ri lansohet brenda dy vitesh, dhjetë vjet pas prezantimit zyrtar (Foto)

Për dallim prej prezantimit më 2010, kësaj radhe pritet ta shohim si veturë të kompletuar

Gjërat nuk kanë qenë kurrë më mirë për Lotus, pasi kompania britanike është shumë mirë financiarisht, ndërsa është duke kompletuar makinën e parë Crossover, me platformë nga bashkëpunimi Deely/Volvo, transmeton Telegrafi.


Krahas këtyre zhvillimeve, Lotus do të sjellë një model të ri, të cilin është duke e përpunuar ndër vite.

Më 2020, pritet që ta shohim një Esprit tërësisht të ri, të bazuar kryesisht në modelin e tanishëm Evora.

Bazuar në teknikat me të cilat e kompletoi këtë të fundit, pritet që makina e re të jetë shumë më e lehtë, të ketë fuqi të mëdha, si dhe të lëvizë me shkathtësi.

Pjesa e përparme dhe ato mbi  rrotë, paneli i përparmë, tavani dhe krahu, të gjitha do jenë nga fibrat e karbonit – material i cili do të përbëjë edhe pjesë tjera të trupit.

Kjo makinë pritet ta ketë motorin nga Toyota, me 3.6-litra V6 që do të prodhojnë 430 kuajfuqi.

I njohur për makinat e thjeshta dhe të fuqishme, dallim nuk pritet të bëjë as kjo veturë nga Lotus.

E tëra që dihet, është se këtë makinë e kemi parë më 2010, por kurrë si një model të kompletuar, por pas një dekade, pritet të ketë prezantim si duhet dhe të plotësojë pritshmërinë e entuziastëve. /Telegrafi/