Lorik Cana shijon pushimet me familjen në jahtin e tij luksoz në bregdetin francez (Foto/Video)

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është duke shijuar pushimet me familjen e tij.
Ai së bashku me bashkëshorten Monica Ercoli, dhe djalin e tyre Bojkenin, janë shfaqur në disa imazhe në rrjetet sociale, teksa shijojnë detin.
Ata kanë zgjedhur që pushimet t'i kalojnë në ishullin francez, Iles de Lerins.
Cana ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet duke bërë një zhytje me kokë nga jahti i tij luksoz.
Imazhet tjera shfaqin trupin e tij muskuloz teksa merr rreze dielli, si dhe jahtin e futbollistit, i cili bart me vete dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe flamurin francez. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/07/2017
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































































