LAJMI I FUNDIT:

Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër

Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër
Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Loredana Zefi gjatë ditëve të fundit ishte një ndër rep-artistet që u përfol më së shumti në Kosovë dhe Zvicër.

Këngëtarja shqiptare ishte arrestuar dhe më pas liruar nga autoritet zvicerane me dyshimet se e ka mashtruar, zhvat dhe kërcënuar çiftin zviceran, Petra dhe Hans Z.

Këtyre të fundit ishte raportuar se biondina i kishte marrë rreth 900 mijë franga zvicerane, e cila gjë shkaktoi bujë të madhe.


Loredana Zefi dhe Mozzik (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Por, sot gjatë një konference për shtyp këngëtarja i ka qartësuar gjithçka, ku ka mohuar akuzat duke thënë se asgjë nuk ka të vërtetë rreth skandalit.

“Pika e parë që është më rëndësi është se jam në Kosovë pasi po e xhiroj një spot. Kjo është planifikuar shumë më herët. Përmes mediave jam informuar rreth rastit, por gjërat janë ndryshe. Nuk kam ditur asgjë për këtë rast. Prej asnjë personi nuk janë marrë paret me mashtrime. Paret janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ajo e ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën. Familja ime ka huazuar disa para prej familjes zvicerane në vitin 2016. Në vitin 2018 disa pjesëtar të familjes Zefi më kanë treguar se mund të mbyllet ky rast”, pohoi 24-vjeçarja.

Ekskluzive - Rrëfimi i vëllait tjetër të Loredanës, Arsim Zefi: Trilluan historinë e falimentimit dhe keqpërdorën emrin tim
Lexo po ashtu Ekskluzive - Rrëfimi i vëllait tjetër të Loredanës, Arsim Zefi: Trilluan historinë e falimentimit dhe keqpërdorën emrin tim

“Unë kam qenë në gjendje për t’i ndihmuar familjarët e mi. Juve ju mbetet të besoni ose në këto gjëra nëse ka të vërteta. Ju premtoj se rasti ka mu sqaruar. Unë nuk kam qenë në burg, unë kam dhënë vetëm deklaratë. Më pas jam liruar dhe kam vazhduar punën time. Paret nuk janë dhënë me dhunë, kërcënime apo mashtrime siç thotë pala tjetër”, tha ajo.

Ekskluzive: Flet vëllai i Loredanës, Bekim Zefi: Nuk ka asgjë të vërtetë, të gjitha janë manipulime
Lexo po ashtu Ekskluzive: Flet vëllai i Loredanës, Bekim Zefi: Nuk ka asgjë të vërtetë, të gjitha janë manipulime

Tashmë kanë folur rreth rastit edhe të përfshirët – çifti zviceran si dhe vëllezërit e këngëtares shqiptare.

Shqiptarët në Zvicër mbledhin para për të dëmtuarit nga Loredana Zefi
Lexo po ashtu Shqiptarët në Zvicër mbledhin para për të dëmtuarit nga Loredana Zefi

Kujtojmë se Loradana është akuzuar edhe nga një mikeshë e ngushtë se i kishte vjedhur qindra euro gjatë qëndrimit në Kosovë.

Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje
Lexo po ashtu Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje

Ndryshe, këngëtarja dhe i dashuri i saj, reperi Mozzik kohët e fundit janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin – Hana. /Telegrafi/