Një projekt të ri muzikor e ka publikuar edhe rap-artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi. 

Biondja, e cila kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media, ka publikuar këngën më të re në gjuhën gjermane.


"Jetzt rufst du an" titullohet kënga më e re e 24-vjeçares e realizuar edhe me klip, teksa shfaqet mjaft atraktive.

ddddd e1562307308126 Loredana Zefi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Pjesë e këtij videoklipi është edhe bashkëshorti i Loredanës, reperi Mozzik, i cili qëndron pothuajse gjithnjë prapa projekteve të këngëtares.

Ndërkaq, ky është projekti i dytë i biondjes i lansuar pas skandalit që pati me çiftin zviceran para pak muajve.

Këngëtarja Zefi po ashtu këtë verë do jetë prezente në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/