LAJMI I FUNDIT:

Loredana Zefi nesër publikon këngën e re, ndan pamje atraktive nga xhirimet e klipit

Loredana Zefi nesër publikon këngën e re, ndan pamje atraktive nga xhirimet e klipit
Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Rap-artistja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, ditën e nesërme (e enjte) pritet të sjell këngën e re.

Ajo tashmë ka finalizuar projektin e ri, ku siç ka treguar përmes rrjeteve sociale mban titullin “Tut mir nicht leid”.

Duke qenë se mezi po pritet kënga dhe klipi i saj, e njëjta së fundmi u ka sjell fansave disa pamje të reja nga xhirimet e videoklipit.


Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Lori këtë herë ka befasuar me ndryshimin në dukje, ndërsa prezantoi flokët ngjyrë portokalli.

Kjo ndërkohë u mirëprit nga fansat dhe miqtë, të cilët e komplimentuan mjaft shumë në postimin e ndarë me 2.7 milionë njerëzit.

Loredana Zefi pranon dhuratë nga Policia e Kosovës?
Lexo po ashtu Loredana Zefi pranon dhuratë nga Policia e Kosovës?

“E enjte, 23:59”, ka shkruar ajo, duke treguar se ky projekt lansohet nesër në mesnatë.

View this post on Instagram

Donnerstag 23:59! @miksu @macloud

A post shared by Loredana (@loredana) on Nov 3, 2020 at 8:20am PST

Deri në publikimin e kësaj kënge, Loredana akoma po shijon suksesin e “Rockstar” që për pak ditë ka mbledhur miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/