LAJMI I FUNDIT:

Loredana thotë se nuk i pëlqeu “Dhelpër Dinake” e Mozzik për shkak të femrave të zhveshura në klip

Loredana thotë se nuk i pëlqeu “Dhelpër Dinake” e Mozzik për shkak të femrave të zhveshura në klip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, këto ditë ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.

Ajo u rikthye në një intervistë për NIN, ndërsa ka folur gjerë e gjatë për jetën personale e po ashtu edhe për atë profesionale.

Meqë publikimi i këngës së Mozzik “Dhelpër Dinake” u komentua mjaft shumë nga publiku, duke aluduar se i ishte dedikuar ish-bashkëshortes së tij, Loredanës, kjo e fundit ka një përgjigje, teksa tregon se çfarë i pëlqeu e çfarë jo në këngë.


Loredana Zefi (Foto: YouTube)

“Nuk më ka pëlqy që i ka pasur 10 femra zhveshur. E mendoj pak ma ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm”, deklaroi ajo.

“E dija që pak e ka pas edhe për mu por më ka pëlqy kanga. Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë”, shtoi reperja.

Mozzik reagon pas deklaratës së Loredanës: Ti je nënë, e një nënës nuk i ka hije të gënjejë
Lexo po ashtu Mozzik reagon pas deklaratës së Loredanës: Ti je nënë, e një nënës nuk i ka hije të gënjejë

Ndërkohë pas kësaj interviste, Mozzik postoi një sërë shkrimesh për ish-partneren e tij dhe sipas reperit përgjigja e saj rreth ndarjes së tyre nuk ishte e vërtetë.

Mozzik dhe Loredana (Foto: YouTube)

Dyshja u ndanë në tetor të vitit të kaluar dhe kanë një vajzë të vogël të quajtur, Hana, e cila është gjëja e vetme që i mban më afër artistët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori