Reperja shqiptare me prejardhje nga Ferizaj, Loredana Zefi, prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër.
Ajo së fundmi u shpërblye me çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, MTV EMA 2019.
Ky çmim vjen si rrjedhojë e projekteve muzikore të shumta dhe të suksesshme që ajo ka realizuar në shtetin zviceran – dashuria e të cilit nuk është shumë e madhe ndaj saj, kjo për shkak të skandalit që ajo pati këtë vit.

Media zvicerane “Blick”, i ka dedikuar një artikull reperes nga Kosova, duke shkruar se ajo nuk ishte aq meritore për këtë çmim, dhe se në vend të saj do ishte më mirë ta merrte çmimin artistja tjetër zvicerane e cila ishte gjithashtu e nominuar, Stefanie Heinzmann – kjo pasi sipas tyre ajo nuk i ka askujt para borxh.
Me këtë, mediumi zviceran ia ka kujtuar rep-artistes e cila mori çmimin në MTV EMA, se ajo ende vazhdon të jetë nën hetime për akuzat që një çift zviceran ngriti ndaj saj, në maj të këtij viti. Ajo u akuzua nga ata për kërcënim dhe zhvatje parash.

Ndërkohë, Loredana duket të jetë e vetëdijshme që në Zvicër nuk e duan aq shumë, por prapëseprapë se në një postim të publikuar në Instagram, ka shkruar se është e lumtur që u nderua me çmimin si performuesja më e mirë në këtë shtet.
“Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, kishte shkruar Loredana pas marrjes së çmimit.

Ndërkohë, mediumi zviceran LOOK, ka pyetur burrin e Znj. Petra, që janë çifti akuzues ndaj reperes, se çfarë mendimi kanë për faktin që ajo u shpërblye me një çmim të tillë?
“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë ”, ka thënë ai.
Ndërkohë, rasti i kësaj afere shumë të përfolur po vazhdon të jetë nën hetime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit