Pas shpalljes si fitues i Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, ka ndarë një mesazh emocionues për të gjithë mbështetësit e tij anembanë botës.

Përmes një postimi në Instagram, ai shprehu mirënjohjen dhe dashurinë për publikun që e ka përkrahur gjatë gjithë rrugëtimit të tij në shtëpi.


“Nuk munda të mos reagoja, jam ende shumë i emocionuar”, u shpreh ai në video.

Foto: Instagram

“Thjesht dua të ju them sa shumë ju dua dhe se sa mirënjohës jam”, shtoi mes të tjerash.

Fitorja e Mekajt është pritur me reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku mbështetësit e kanë uruar për suksesin dhe rrugëtimin e tij në një nga edicionet më të komentuara të spektaklit.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, videot e Londrimit kanë shkuar viral edhe nëpër botë.

Në vend të dytë u rendit Elijona Binakaj, më pas Ludo Lee, Klodian Mihaj e në fund Hygerta Sako. /Telegrafi/