LAJMI I FUNDIT:

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Liverpooli pritet të ketë një afat kalimtar veror mjaft të ngarkuar, që do të jetë e para pa Jurgen Kloppin në krye të ekipit.

Kloppi do të largohet nga posti i tij si trajner i Liverpoolit në fund të sezonit, teksa Arne Slot raportohet se do ta zëvendësojë atë në ‘Anfield’.

Slot pritet që të ketë mbështetjen e plotë në afatin kalimtar, me Liverpoolin që do të rikthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, me shpresen që do të përfundojnë në top treshe të Ligës Premier.


Krahas blerjeve të reja, do të ketë gjithashtu edhe disa lojtarë që do të largohen nga Liverpooli gjatë verës.

Gazetari i njohur Graeme Bailey ka raportuar se mesfushori Wataru Endo mund të largohet nga Liverpooli, vetëm një vit pasi iu bashkua “Të Kuqve” pas transferimit nga Stuttgarti për 16 milionë euro.

Reprezentuesi japonez bëri 41 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke impresionuar me paraqitjet e tij në sezonin debutues në Angli.

Jo vetëm Salah, te Liverpooli po bëhen gati për rinovimin edhe të dy yjeve të tjerë
Lexo po ashtu Jo vetëm Salah, te Liverpooli po bëhen gati për rinovimin edhe të dy yjeve të tjerë

Ka gjithashtu dyshime lidhur me të ardhmen e Ryan Gravenberch, i cili ka hasur në vështirësi që të ketë një ndikim në ekip që prej se u transferua nga Bayern Munichu për 34 milionë euro.

Por, Bailey ka thënë se nuk ka shumë mundësi që reprezentuesi holandez të shitet, dhe do të mbetet pjesë e Liverpoolit të paktën edhe për një sezon tjetër./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori