Me afrimin e vitit 2020, klubet në të gjithë botën kanë filluar të entuziazmohen për grupin e yjeve me kontratat e tyre që skadojnë verën e ardhshme.

Këta lojtar mund të fillojnë negociatat me klubet e tjera nga janari, përpara se të bëjnë një transferim falas kur të hapet tregu i verës.


Disa madje mund të largohen si transferim i lirë në janar, pasi klubet e tyre nuk llogarisin në shërbimet e tyre.

Gazeta Marca më poshtë i ka sjell disa lojtarë nga ligat evropiane që do të jene jashtë kontratës verën e ardhshme.

Emra të njohur si Christian Eriksen, Dries Mertens, Olivier Giroud, Mario Gotze dhe Blaise Matuidi janë vetëm disa nga ta.

yjet 1

Ka shumë edhe lojtarë spanjollë në këtë situatë gjithashtu, ku shumë prej të cilëve janë lojtarë veteranë dhe ish-reprezentues të Spanjës.

Lojtarët më të mirë spanjollë me kontrata të skaduara në vitin e arshshëm janë Pedro, David Silva, Alvaro Negredo dhe Jose Callejon.

yjet 2

Në përgjithësi, ka shumë talent në dispozicion, aq sa mund të formojnë një formacion 'ëndrrash' me kosto zero.

/Telegrafi/

yjet 3

telegrafi sport app