LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që mund t’i bashkohen Kosovës pas sukseseve të mëdha – Nga Rexhbecaj te Shabani e Toma

Lojtarët që mund t’i bashkohen Kosovës pas sukseseve të mëdha – Nga Rexhbecaj te Shabani e Toma

Përfaqësuesja e Kosovës mund të ketë edhe prurje tjera të mëdha nga shtetet evropiane pas sukseseve të fundit.

Kosova ka mbushur vetëm katër vite prej kohës kur u pranua me të drejta të plota në organet më të mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Megjithatë, sukseset e Dardanëve pritet të vijnë më shpejt se sa që është menduar dhe ëndërruar.

Prapaskenat nga ndeshja Kosovë – Çeki: Koreografia fantastike, lëndimi i Dardanëve pas golit të dytë, Nuhiu e Ujkani në rolin e trajnerit dhe leja e speciale që morën Rashica e Kryeziu
Lexo po ashtu Prapaskenat nga ndeshja Kosovë – Çeki: Koreografia fantastike, lëndimi i Dardanëve pas golit të dytë, Nuhiu e Ujkani në rolin e trajnerit dhe leja e speciale që morën Rashica e Kryeziu

Pas sukseseve në Ligën e Kombeve, ku Kosova përfundoi e para në Grupin e vet në Ligën D, tani po korr rezultate të mira edhe në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2020.

Tashmë, ekipi i drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes numëron plot 15 ndeshje radhazi pa humbje dhe ëndrra për kualifikim në Euro 2020 po afrohet.

Reagon edhe UEFA pas fitores dhe formës së lartë të Kosovës
Lexo po ashtu Reagon edhe UEFA pas fitores dhe formës së lartë të Kosovës

Kosova ka tetë pikë në Grupin A, ndërsa para tyre renditet vetëm Anglia me nëntë pikë dhe kjo renditje po na bënë të mendojmë se kualifikimi nuk është më utopi.

Sukseset e fundit të Kosovës kanë bërë që tashmë shumë lojtarë të ndërrojnë mendje duke pranuar të luajnë për Dardanët sikurse Florent Hadergjonaj, Ibrahim Dresevic dhe Florent Muslija.

Por, karvani i bashkimeve kualitative nuk pritet të përfundojë këtu, pasi shumë lojtarë nga Zvicra dhe Gjermania pritet ta zgjedhin Kosovën.

Trajneri i Anglisë, Southgate: Jam i impresionuar nga Kosova, ndaj tyre është ndeshja jonë kyçe
Lexo po ashtu Trajneri i Anglisë, Southgate: Jam i impresionuar nga Kosova, ndaj tyre është ndeshja jonë kyçe

Florian Kamberi (Hibernian), Kemal Ademi (Basel), Bastien Toma (Sion), Toni Domgjoni (Zurich) dhe Andi Zeqiri (Lausanne) pritet ta zgjedhin Kosovës, sidomos pas mosmirënjohjes së Zvicrës për Valon Behramit.

Edhe lojtarë tjera kualitativ si Elvis Rexhbecaj (Wolfsburg), Meritan Shabani (Wolverhampton) dhe Leon Dajaku (Bayern Munich) mund ta zgjedhin Kosovën para Gjermanisë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori