Lojtarët e video-lojërave fyejnë Muskun

Në video-lojën “Path of Exile 2”, së fundmi ndodhi një formë e re proteste kundër Elon Musk, ndoshta “lojtarit më të përfolur” aktual të saj.
Më 5 prill, pasdite, Musk nisi një transmetim direkt në X (ish-Twitter), duke testuar “vazhdimësinë e shërbimit” të Starlink-ut, internetit satelitor – që në praktikë do të thoshte: lojë e dobët e Path of Exile 2 nga një aeroplan privat.
Menjëherë pas nisjes së transmetimit, drejtori ekzekutiv dhe këshilltari politik i njohur filloi të merrte mesazhe private nga lojtarë të tjerë, shumë prej të cilave ishin jashtëzakonisht thumbuese, dhe rrjedhimisht mjaft qesharake. Mund të pritej që dikush si Musk të dinte si ta çaktivizonte “chat” për të shmangur ofendimet, por ai zgjodhi thjesht t’i injoronte, sipas Polygon.
Disa shembuj përfshijnë lojtarë që i kërkonin Muskut nëse kishte nevojë për ndihmë për të “rritur” llogarinë e tij, ofendime të rënda si “do të vdesësh vetëm sepse s’ke miq”, si dhe dikë që u shtir si Ashley St. Clair – gruaja që pretendoi se Musk e kishte bërë me fëmijë, por nuk paguante përkujdesje.
Megjithatë, pjesa më e çuditshme e transmetimit ishte shikimi i ftohtë dhe i pandryshueshëm i Muskut, si dhe injorimi total ndaj “urrejtësve”, ndonëse në X është tepër aktiv kur vjen puna për të kthyer përgjigje. /Telegrafi/














































