LAJMI I FUNDIT:

Loja mbi akull përfundoi në fatkeqësi – tre djem kanë vdekur pasi kanë rënë ‘përmes akullit’ në një liqen në Angli

Loja mbi akull përfundoi në fatkeqësi – tre djem kanë vdekur pasi kanë rënë ‘përmes akullit’ në një liqen në Angli

(E plotësuar) Tre djem kanë vdekur pasi kanë rënë në një liqen të akullt në Solihull, konfirmon policia angleze, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Katër fëmijë u dërguan në spital në gjendje kritike pas incidentit në Babbs Mill Park të dielën pasdite.


Kërkimi i liqenit vazhdoi gjatë natës pasi raportohet se gjashtë fëmijë kishin rënë brenda, por policia paralajmëroi se “nuk ishte më një operacion kërkimi dhe shpëtimi”.

Shërbimi Zjarrfikës i West Midlands tha të dielën se në kohën kur ata mbërritën, policia dhe anëtarët e publikut ishin në ujë duke u përpjekur të arrinin fëmijët.

Dëshmitarët përshkruan gjithashtu se kishin parë zjarrfikës në liqen që thyenin akullin dhe tre persona po merrnin kujdes mjekësor.

Dy fëmijë u dërguan në Spitalin e Fëmijëve në Birmingham dhe të tjerët në Spitalin Heartland të qytetit. /Telegrafi/

Loja e tyre mbi akull gati përfundoi në fatkeqësi – katër fëmijë në gjendje kritike pasi ranë ‘përmes akullit’ në një liqen në Angli

Katër fëmijë janë në gjendje kritike dhe si pasojë janë dërguar në spital pasi kanë rënë “përmes akullit” në një liqen Solihull, ka thënë policia angleze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Babbs Mill Park pasi fëmijët ranë në ujë dhe pësuan arrest kardiak të dielën pasdite.

Policia nuk konfirmoi se sa fëmijë ishin përfshirë në incident – ose nëse ndonjë prej tyre ishte ende i zhdukur – por raportet fillestare sugjeruan se kishte deri në gjashtë fëmijë në liqenin e ngrirë.

Richard Harris i policisë së West Midlands tha se ekipet do të vazhdojnë kërkimin.

“Kur shërbimi i zjarrfikësve mbërriti në vendngjarje, ne u informuam se ishin deri në gjashtë persona në ujë”.

“Pra, pas shpëtimit të katër fëmijëve, ne kemi vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit për të konfirmuar nëse ka pasur të tjerë në ujë”.

Në një konferencë për shtyp në Birmingham, komandanti i zonës së shërbimit zjarrfikës të West Midlands, Richard Stanton, tha se raportet nga vendi i ngjarjes dhe mediat sociale treguan se “një numër fëmijësh kishin luajtur në akull në një liqen dhe kishin rënë përmes akullit”.

Ndërsa një dëshmitar tha për Sky News: “Pashë zjarrfikësit në liqen që thyenin akullin”.

Ai tha se pa një numër njerëzish në ankth, duke përfshirë tre duke marrë kujdes mjekësor derisa temperaturat ishin shumë nën zero në mbrëmjen e së dielës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori