Një grup nxënësish në Kaliforni theu një rekord botëror Guinness duke luajtur lojën e famshme Red Light, Green Light nga seriali Squid Game.

CF Fitness, një grup që synon promovimin e ushtrimeve në shkolla, mblodhi 1,423 nxënës dhe familjet e tyre për të luajtur lojën e famshme në Yorbe Park, Anaheim.


Pjesëmarrësit përfshinin gjithashtu studentë që udhëtuan nga rrethe të tjera, si dhe zjarrfikës vendas, oficerë policie dhe zyrtarë të qytetit.

Loja përfundoi duke thyer rekordin. /Telegrafi/