LAJMI I FUNDIT:

Loci: Peja po i kthehet normalitetit

Loci: Peja po i kthehet normalitetit

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se Komuna e Pejës po i kthehet normalitetit pas pandemisë COVID-19.

Sipas tij, deri më sot afër 70 persona të prekur me COVID-19, janë shëruar plotësisht.


“Po është e vërtetë që Komuna e Pejës është në javën e  dytë që është e qetë. Gjatë kësaj periudhe jemi duke u marr me pacientët, duke i ri-testuar si dhe po i bëjmë testime personave që janë të dyshuar. Në momentin që po flasim afër 70 persona janë shëruar… Ata që ende nuk janë shëruar plotësisht janë në gjendje të qetë. Gjatë gjithë kohës po bëhen ri-testime sipas planit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë”, ka thënë Loci.

I pyetur se a mund të quhet kjo një fitore për Komunën e Pejës, ai tha: “ Nuk e kemi në mend që të shpallim ndonjë fitore pasi pandemia ende është aktive. Brenda territorit të Republikës së Kosovës, ende kemi raste pozitive dhe kjo nuk nënkupton që të shpallim fitore brenda komunës, pasi do të ishte një lajthitje nga ana jonë”. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori