LAJMI I FUNDIT:

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar kremtoi në mënyrë virtuale festat e Nëntorit

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar kremtoi në mënyrë virtuale festat e Nëntorit

Vetë rrethanat e krijuara nga pandemia pamundësuan kremtimin e festave të Nëntorit ashtu si jemi mësuar t’i festojmë çdo vit. Gjithsesi atmosfera festive u përcoll anë e mbanë diasporës me organizime të ndryshme, realizuar si asnjëherë më parë, në mënyrë virtuale.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar zgjodhi këtë mënyrë për të bashkuar shqiptarë nga mbarë diaspora në një ekran të vogël kompjuterik, secili me prezencën, përshëndetjen apo mesazhin e vetë, uruan njëzëri Nëntorit historik të kombit.


Aktivitetin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Ambasadori i Kosovës në Norvegji, Shkëlqesia e tij Uliks Emra, Ish Misionari i Shqipërisë në Gjenevë Vladimir Thanati, Profesor Abit Hoxha, Anëtari i Akademisë së Shkencave, Profesor/Doktor Frashër Demaj, Kryetari i Shoqatës “Vëllezërit Arbëreshë” Mimo Imbrognio, Kryetari i Shoqatës “Vatra” në Turqi, Bora Zukali, ndërkohë nga Kabineti i Ministrit të Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko u përcoll mesazhi se ministria e Diasporës së Shqipërisë është e hapur për bashkëpunim dhe do të jetë në pritje të informacionit për aktivitetin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në vazhdim.

Fillimisht kësaj ode u bë me Himnin e flamurit dhe përshëndetjen e ardhur nga Kalabria me këngën e bukur “Moj e bukura More” nga ansambli i Shoqatës “Vëllezërit Arbëreshë”.

Kryetarja e LEASH-it, Brikena Qama, pasi uroi festat dhe falënderoi të ftuarit e pjesëmarrësit, bëri një përshkrim të aktivitetit të Lobit gjatë këtij viti duke bërë apel të gjitha organizmave në Diasporë në një rrugë të përbashkët organizimi e aktiviteti.

Qama e përmbylli fjalën e saj me rëndësinë e organizimeve të këtij lloji, jo vetëm si përmbushje e objektivave të Lobit, por edhe si e vetmja mënyrë për ruajtjen e identitetit në Diasporë.

Kryetari i Degës së LEASH Norvegji, Xhafer Ahmetaj bëri një kalim të detajuar në historikun e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, që prej nevojës së organizimit të Diasporës e deri në idenë e krijimit të këtij organizmi, duke përmendur stacionet kryesorë deri në konsolidim të plotë e shtrirjen e arritur deri tani.

Ambasadori Uliks Emra, në fjalën e tij,  përshëndeti punën e LEASH-it dhe u fokusua në synimet e tij si Ambasadori i parë i shtetit të Kosovës në Norvegji. Ai u shpreh se  Ambasada do të jetë afër Komunitetit Shqiptar në Norvegji dhe se do të jetë gjithmonë i gatshëm në bashkëpunim me të si urë lidhëse mes atdheut e mërgatës.

Misionari, Vladimir Thanati, falënderoi Lobin Euro-Atlantik për ftesën në një aktivitet të tillë dhe uroi në angazhimin e Lobit për përmirësimin e jetesës së kategorive të ndryshme të shoqërisë që ndiejnë diskriminim dhe përgëzoi një nga objektivat kryesorë të organizatës që është pikërisht nxitja dhe stimulimi i ruajtjes së gjuhës e traditave në gjeneratat e reja.

Profesor Abit Hoxha, pasi falënderoi për ftesën dhe uroi festat, përgëzoi Lobin për këtë organizim. Në fjalën e ti Hoxha u ndal në problematikat që has Diaspora në organizim duke qenë se është një kontigjent i cili do duhet të ndikojë për ndryshimin e opinionit negativ ndaj vendeve amë në Europë, por edhe në ndikimin e saj në mbarëvajtjen e një sëre çështjeve në atdhe.

Akademiku Frashër Demaj referoi mbi ngjarjet dhe faktet historike të viteve 1900-1912, mbi rolin e arritjes së Pavarësisë së Shqipërisë si dhe rrethanat në të cilat kjo arritje u bë e mundur. Ai përgëzoi organizimin dhe vlerësoi si organizime të domosdoshme për Diasporën çdo organizim të ngjashëm dhe u shpreh i gatshëm të jetë prezent sa herë të jetë nevoja.

Në vazhdim të aktivitetit u realizua një kolazh artistik me këngë, valle, recitime nga grupe, valltarë, si grupi polifonik, “Lot Kurbeti” nga Athina që përshëndetën me këngën himn “Cili je ti more burrë”, Vladimir Lleshi përcolli përshëndetjen e vetë mes tingujve të çiftelisë, Jorida Goçaj prej Amerikës së largët përcolli mesazhin e saj me një valle të bukur tropojanë, këngëtari me emër Shaqir Cervadiku dërgoi mesazhin e tij për Lobin të shoqëruar me një këngë patriotike, vogëlushi Niko Prendi mallëngjeu auditorin me interpretimin e vargjeve të At Gjergj Fishtës.

Festat e Nëntorit uruan dhe kryetari i Shoqatës “Vatra” në Turqi, z. Bora Zukali, Kryetari i Shoqatës “Skanderbeg” Fermo-Itali, Granit Muçaj dhe Smajl Maliqi si anëtar i këshillit iniciues për themelimin e degës së LEASH në Austri.

Për degët e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar përcollën mesazhe e urime, zotërinjtë Sutki Hulaj nga dega e Zvicrës, Daut Haxhaj nga dega e Norvegjisë, Petrit Selmani nga dega e Greqisë.

Mbyllja e aktivitetit u bë nga fëmijë të gjeneratës së tretë e pikërisht me dy motrat Artemis e Iokasti Qama që përshëndetën me vallen e Tropojës dhe djaloshi Albert Bekteshi i cili interpretoi Himnin e flamurit në trompetë.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, falënderon të gjithë të ftuarit që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për këtë aktivitet!

Gjithë artistët që i dhanë një notë artistike e festive kremtimit.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar mban takim virtual më rastin e festave të Nëntorit

▪︎Data:…

Posted by Lobi Euro-Atlantik Shqiptar – Zyrtare on Saturday, December 5, 2020