LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Telekomi në prag të falimentimit

Lluka: Telekomi në prag të falimentimit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, ka konfirmuar sot se Telekomi i Kosovës, është në buzë të falimentimit, pasi sipas tij, operimin e kësaj ndërmarrje e rrezikojnë kontratat të cilat në çdo moment mund të përfundojnë në duar të përmbaruesve.

“Me implementimin e kodit +383 tani të hyrat në vit janë 5 milionë euro. Telekomi sot prapë po operon me një humbje rreth 15 milionë euro. Telekomi sot rrezikohet nga shumë operatorë për me përfunduar tek përmbaruesi”, ka thënë Lluka, shkruan EkonomiaOnline.


“Të gjitha këto kontrata me përfunduar te përmbaruesi e rrezikon operimin e tërësishëm të Telekomit prandaj për këtë arsye Telekomi është në buzë të falimentimit”.

Ai shtoi se Telekomi ka kontrata që e mbingarkojnë këtë ndërmarrje dhe sipas tij, disa nga to janë nën hetime.

“Një vendim gjatë privatizimit e kemi pas si një ndalesë të investimeve kapitale në Telekom. Ka probleme të shumta Telekomi i Kosovës, licenca i skadon Telekomit në korrik, por është një shumë e madhe pasi disa milion i takon licenca për 15 vitet e ardhshme”, theksoi Lluka. /Telegrafi/