Në tryezën me temën “Kontratat e dëmshme të Kosovës: Kush ka faj?” organizuar nga KFOS, u tha se mungesa e profesionalizmit të kontratave publike, jo transparenca lidhur me këto kontrata dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare, mund t’i humbnin Kosovës 170 milionë euro.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se problemi me kontratat është që qeveria ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale pa buxhet të paraparë.
“Kontratat janë të bëra me profesionalizëm. Problemi është se qeveria ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale pa pasur buxhetin e paraparë. Ligji për prokurim publik obligon posedimin e mjeteve kur ta nënshkruan kontratën. Problemi qëndron te qëndrimi karshi kontratës për të cilën jemi zotuar. Një pjesë e madhe e fajit është edhe përfaqësimi në arbitrazh. Për shembull, rasti me AXOS-in është rast që kemi fituar, mirëpo ku përfaqësohemi nga kompanitë vendore nuk dalim fituese”, tha ai.
Ai tha se ndërmarrjet publike janë ndër sfidat më të mëdha që Kosova ka sot.
“Janë kontratat më të dëmshme që janë nënshkruar pikërisht në këto ndërmarrje. Ne jemi duke bërë një grup me juristët më të mirë që i ka Kosova, ku do të bëhet një analizë për Telekomin për 15 kontrata që janë nënshkruar e nuk zbatohen. Ato sillen nga 600 mijë euro deri në 10 milionë euro. Ideja e kësaj është ta pastrojmë Telekomin nga këto kontrata dhe të shikojmë se si mund ta rikonstruktojmë Telekomin dhe këto janë probleme nga mosdija dhe keqpërdorimi i mundshëm. Gjatë muajit korrik komplet organizohet dhe gjashtë muaj është koha kur do të analizohen këto kontrata”, shtoi ai, përcjell Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, tha se problemi i kontratës së Bechtel Enkas është investimi te projektet e vogla.
“Sa i takon kontratës së Bechtel & Enkas, është ajo që ka pasë një proces jo më pak se dyvjeçar. Ka pasur qasje serioze edhe qeveria. Po të isha ministër do të kisha heqë dorë nga projekte që kanë peshë më pak dhe do të vazhdoja me kontratën e Bechtel Enkas. Kontrata ka filluar në kohën dhe mënyrën e duhur. Edhe ministri aktual ka bërë hapa të nxituar me deklarata publike”, tha ai.
Alban Hashani, nga Instituti Riinvest, tha se diskutimi fokusohet në pesë kontrata të rëndësishme me të cilat Kosova do të mund të humbte 170 milionë euro, në qoftë se palët paditëse do ta fitonin rastin.
“Kontrata e parë ka të bëjë me Bechtel & Enkan, kontrata tjetër është rasti i shtypjes së pasaportave nga një kompani austriake, kontrata e Z-Mobile, kontrata e ACP Axos-it dhe dështimi i privatizimit të Brezovicës. 170 milionë do të ishte dëmi në qoftë se palët paditëse do ta fitonin rastin. Lajmi i mirë apo i keq është se 65 milionë po i humbim. Edhe pse kontratat publike janë në sektorë të ndryshëm, ne kemi arritur të gjejmë emërues të përbashkët. Një nga emëruesit është mungesa e profesionalizmit në dizajnimin e kontratave, ka keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe mungesë të transparencës”, tha Hashani.
Deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, tha se klauzola e konfidencialitetit nuk duhet të jetë e pranishme në kontratat publike.
“Edhe në klauzolën e arbitrazhit duhet me u potencu që ajo duhet të jetë e hapur. Ne jemi institucion publik dhe nuk mund të hyjmë në procese sekrete me para publike. Për mu është e pakuptimtë që një ministër e merr një vendim pa e marrë mendimin e një kompanie që paguan mbi 8 milionë euro”, tha Sejdiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert