Llokvenec: Më 29 tetor fillon ndërtimi i dy akseve të para nga Kumanova deri në Bellakoc

Më 29 tetor të këtij viti zyrtarisht do të shënohet fillimi i ndërtimit të dy akseve të para të hekurudhës së Korridorit 8 – nga Kumanova deri në Bellakoc dhe nga Bellakoci deri në Kriva Pallankë, ndërsa punët duhet të finalizohen deri në fund të vitit 2025, për çka janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme dhe ka përfunduar shpronësimi i tokës.
Siç informoi në takimin e sotëm me gazetarët drejtori i “HRMV Infrastrukturë”, Hari Llokvenec, aksin nga Kumanova deri në Bellanoc, në gjatë prej 31 kilometrash, do ta ndërtojë konzorciumi “Shtrabak”, i përbërë nga kompani prej më shumë shteteve. Koha projektuese për këtë aks është përcaktuar në 24 muaj, mirëpo, bën të ditur ai, nga vetë kompania ka paralajmërim se do të mbaronin punën në afat prej 18 muajve. Pjesën e dytë do ta punojë kompania turke “Gjylermak” dhe koha projektuese për realizimin e këtij projekti është parashikuar të jetë në afat prej 36 muajve. Dy kompanitë do t’i fillojnë punët në terren më 18 tetor.
“Kjo do të thotë se deri në fund të vitit 2025 ne do t’i kemi të përfunduar dy fazat e hekurudhës deri në Republikën e Bullgarisë, deri në Kriva Pallankë”, tha Llokveneci, duke shtuar me këtë rast se 54 për qind e aksit të parë është ndërtuar tashmë.
Sa i përket aksit të tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, drejtori informon se në fazën përfundimtare është përgatitja e dokumentacionit të tenderit, që do të duhej ta publikojë më së voni deri në fillim të vitit 2023 dhe përzgjedhja të përfundojë deri në fund të vitit të radhës, kur do të duhej të shënohet edhe fillimi i ndërtimit.
“Koha projektuese për përfundimin e kësaj pjese të hekurudhës është katër vite dhe ju siguroj se këtu nuk është çështja nëse mundemi. Për shkak të kushteve të BE-së dhe për shkak të nevojës që të tregojmë kapacitetin tonë, gatishmërinë tonë për ta mbaruar atë, ne duhet të fillojmë realizimin e kësaj pjese të hekurudhës drejt Bullgarisë deri në fund të vitit 2023. Duke marrë parasysh se koha e parashikuar për ndërtim të kësaj pjese është katër vite, do të thotë se deri në fund të vitit 2027 ne do të kemi rutë të përfunduar drejt Bullgarisë. Në mënyrë që të mbërrijë treni deri në Sofje ose nga Sofja në Shkup është e nevojshme që edhe kolegët tanë nga pala bullgare të mbarojnë punën e tyre. Kemi premtim me projeksionet e tyre se ata do ta mbarojnë punën e tyre deri në vitin 2027. Kjo do të thotë se thjeshtë jemi të kompletuar në punën tonë dhe plotësohemi në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor”, theksoi Llokvenec.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në RMV, mjekët apelojnë për kontrolle

Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

16 mijë euro të shpenzuara nga Hajdari dhe zëvendësit e saj – më së shumti para u harxhuan në bileta e naftë dhe punëtori për turizëm

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'